KRYEFAQJA » LAJME » Dita e Ashures në Kryegjyshate

Dita e Ashures në Kryegjyshate

Besimtarët bektashinj në të gjithë vendin kremtuan Ditën Botërore të Hashures, një ditë e veçantë që përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë. Në një ceremoni nga Odeoni në Kryegjyshatë, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët dhe shqiptarët për më shume paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit.

Dita e çorbës me drithëra vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë). Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.

Sicred