KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dita e 12-të e garave në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang
Dits e 12-të e garave në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang

Dita e 12-të e garave në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang

Në ditën e 12-të të garave në olimpiadën dimërore në Pjongçang janë zhvilluar garat e përcaktuara dhe janë dhënë medaljet përkatëse, të cilat si çdo ditë janë transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti i radio televizionit shqiptar. Në disiplinën zbritje e lirë në ski alpin, fituese e medaljes së artë është italiania Sofia Goxhia. Në garën për titullin kampione olimpike, skiatorja italiane ka mundur Lindsei Von dhe Ragnild Movinkel, dy rivale shumë të forta me kohën 1min 39 sek e 22 të qindtat duke marrë edhe nofkën “samurai”. Skiatorja amerikane Von, ka mbërritur në finish me 47 të qindtat më shumë se homolgia italiane, duke marrë kështu medaljen e bronxtë. Me këtë garë, skiatorja amerikane i ka dhënë fund karrierës së saj, duke u bërë edhe skiatorja më e vjetër që merr medalje në një olimpiadë. Ndërsa norvegjezja e medaljes së argjendtë, Movinkel, ka qenë vetëm 9 të qindtat më vonë se vendi i parë. Goxhia, 25 vjeç, bëhet skiatorja e parë femër në historinë e sportit italian që fiton medaljen e artë në zbritjen e lirë në ski alpin.  Në fristail për meshkuj, kampion olimpik është kanadezi Bredi Leman. Medaljen e argjendtë e merr zvicerani Mark Bishofberger ndërsa të bronxtën përfaqësuesi i Rusisë, Sergei Ridzik. Një garë e fortë dhe plot emocione që u karakterizua nga të papritura të shumta. Disa nga pretendentët për medalje u rrëzuan duke shkaktuar ankth tek të pranishmit.  Në kros kantri ski, sprint i lirë për femra, amerikanet kanë qenë absolute duke marrë medaljen e artë. Në vend të dytë me medalje argjendi janë renditur skiatoret e Suedisë, ndërsa në të tretin norvegjezet. Për meshkuj po në këtë disiplinë, kampionë olimpikë janë shpallur skiatorët e Norvegjisë, duke ia rrëmbyer medaljen e artë, përfaqësuesve të Rusisë, që u renditën të dytët. Mealjen e bronxtë e morën skiatorët e Francës. Finlanda ka mundur përfaqësuesen e Rusisë, 3-2 duke marrë medaljen e bronxtë në hokei. Finlandezet kalojnë në avantazh me Nieminen dhe Tapani. Ngushton diferencën për ruset Sosina, por Linda Valimaki I çon në tre shifrat për Finlandën. Beliakova shënon golin e dytë për Rusinë por vetëm kaq. Me rezultatin 3-2 për Finlandën mbyllet ndeshja duke bërë kështu që të marrë edhe medaljen e bronxtë. Rusia asnjëherë nuk ka marrë një medalje në sportin e hokeit. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të amerikës do të luajnë të enjten për medaljen e artë. Performanca e Alina Zagitova, vetëm 15 vjeç, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në patinazh artistik. Ajo ishte befasuese në programin e shkurtër, i cili u dominua nga Rusia, duke thyer rekordin botëror të vendosur vetëm pak minuta më parë nga bashkëkombësja e saj, 18-vjeçarja Evgenia Medvedeva. Të dy patinatoret janë në krye të renditjes e presin të marrin medalje gjatë finaleve të së premtes. Ato duan të marrin medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Pjongçangut për Rusinë, që garon si neutrale pas skandalit të dopingut.

Sicred