KRYEFAQJA » LAJME » Diskutimet për emrin\ Nimetz fillon takimet me autoritetet maqedonase

Diskutimet për emrin\ Nimetz fillon takimet me autoritetet maqedonase

I dërguari i OKB-së Methju Nimetz, i cili mbërriti dje në Maqedoni për të diskutuar me autoritetet e vendit fqinjë në lidhje me çështjen e emrit, çështje e cila ka qenë në qendër të konfliktit 25 vjeçar me Greqinë, u takua paraditen e sotme me presidentin Ivanov si dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Pasditen e sotme, ai pritet të takohet me ministrin e jashtëm Dimitrov, ku edhe do të japë deklaratën zyrtare në lidhje me vizitën e tij në Maqedoni. Më pas, i dërguari Nimetz pritet të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmetin si dhe atë të VRMO-DPMNE-së. Para vizitës në maqedoni, i dërguari i OKB-së ishte në Athinë, ku pas një takimi me ministrin e jashtëm Nikos Kocias, i kërkoi Greqisë dhe Maqedonisë që ta shfrytëzojnë momentin dhe të zgjidhin konfliktin mes tyre, ndërsa theksoi se dy palët dukeshin të angazhuara në mënyrë konkrete për arritjen e një marrëveshjeje. – E kemi diskutuar çështjen ëpr 25 vjet dhe të gjitha palët e njohin atë mirë. Tani është koha për marrjen e vendimeve, – theksoi Nimetz. Sipas agjencise maqedonase të lajmeve Mia, Athina pritet që në mesin e muajit shkurt ti paraqesë Shkupit një draft marrëveshje me katër pika, ku përfshihen propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale të Maqedonisë, dhe masat për një axhendë pozitive.

Sicred