KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Diskreditoi figurën e presidentit, shkarkohet agjenti i FBI
https://youtu.be/SsHKK4-jIoM Publish UPLOADING 74% About 18 seconds remaining.Some changes have not yet been saved. Basic info Translations Advanced settings

Diskreditoi figurën e presidentit, shkarkohet agjenti i FBI

Një agjent i FBI-së që u kritikua ashpër nga ligjvënësit republikanë për dërgimin e mesazheve që diskreditonin figurën e Donald Trump gjatë fushatës elektorale është shkarkuar nga detyra. Agjenti Peter Sterzok është i treti oficer i rangut të lartë që shkarkohet nga Byroja Federale e Hetimeve gjatë presidencës Trump, pas ish-drejtorit Xhejms Komej dhe zëvendësit të tij Andrju Mekëbi. Avokati i agjentit Sterzok, që vitin e kaluar ishte përjashtuar nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse, ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e klientit të tij u mor nga nëndrejtori i FBI-së, në kundërshtim me ligjet. Mediat amerikane, të cilat raportojnë lajmin, nuk saktësojnë se çfarë ka thënë Sterzok në dëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vetë Trump ka reaguar në Twitter pas lajmit duke thënë: “Agjenti Peter Sterzok u shkarkua nga FBI-ja. Më në fund! Lista e lojtarëve të këqinj në Byro dhe Departamentin e Drejtësisë sa vjen e bëhet më e gjatë”, ka thënë Trump. Sterzok luajti një rol kyç në hetimin e çështjes së email-eve të Hillary Clinton dhe ishte pjesë e rekomandimit të FBI-së se ndaj ish-sekretares së Shtetit nuk mund të ngrihej asnjë akuzë penale. Më vonë ai ndoqi hetimet mbi ndërhyrjen ruse dhe përfshirja e tij në dy hetimet u vlerësua nga republikanët si provë e një fushate kundër Trump.

Sicred