KRYEFAQJA » LAJME » Disiplina “syrgjynos” Sinan Idrizin
Disiplina "syrgjynos" Sinan Idrizin

Disiplina “syrgjynos” Sinan Idrizin

Sikundër pritej, ka qenë i ashpër dënimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Klubit të Flamurtarit. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të së martës, ka marrë, ndër të tjera, një sërë vendimesh ndaj klubit vlonjat, për ngjarjet e ndeshjes së të shtunës me Vllazninë dhe episodet që ndodhën pas saj. Kështu, klubi i “Flamurtarit”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjëanëse. Zyrtarët e klubit vlonjat, Ardi Behari, Luan Birçaj dhe Ardian Luka, pezullohen përkatësisht për 5, 2 dhe 8 ndeshje. Më i rëndë ka qenë vendimi për Administratorin e “Flamurtarit”, Sinan Idrizi, i cili për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë lekë). Atij i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. E njëjta masë dënimi, për të njëjtën shkelje, është marrë edhe zyrtarin tjetër të “Flamurtarit”, Ardian Ciruna.

Sicred