KRYEFAQJA » LAJME » Diplomatja bullgare Pashkova viziton Gorën

Diplomatja bullgare Pashkova viziton Gorën

 

E ngarkuara me punë e ambasadës bullgare në Tiranë Adela Pashkova ishte në Kukës ku mori pjesë në një aktivitet inkurajues në shkollat e fshatrave të zonës së Gorës, ku jeton një komunitet më prejardhje etnike bullgare.  Aktiviteti u organizua me iniciativën e ambasadës bullgare në bashkëpunim me bashkinë dhe Drejtorinë e Arsimit në Kukës. Nxënësve të ciklit të ulët ju dorëzuan disa dhurata, ndërsa shkollave në fshatrat e Gorës ju dhuruan kopiutera të sjellë nga Bullgaria të siguruar nga FI BANK.
Zonja Pashkova fillimisht zhvilloi një takim në selinë e Bashkisë së Kukësit ku u pritën nga kryetari Bashkim Shehu. Pas takimit ata dhanë një prononcim për media. Zonja Pashkova duke iu përgjigjur pyetjes së TVSH-së për hapat e mëtejshëm të afirmimit të pakicës etnike bullgare për shkollimin, tha se “Ndjehemi shumë të nderuar si shtet për njohjen nga ana e Shqipërisë të komunitetit tonë, të drejtat e tyre, shkollimin, e shumë lehtësira të tjera. Ligji që parlamenti juaj miratoi për këtë njohje, i shërben Shqipërisë për aspiratat e saj, siç është edhe agjenda e integrimit në Bashkimin Europian”. E pyetur se ç’ka do të bëjë Bullgaria në ndihmë të Shqipërisë gjatë 6 muajve të kryesimit të BE-së, e ngarkuara me punë e ambasadës Bullgare në Tiranë tha se “Ne do të ndihmojmë sigurisht vendin tuaj në aspektin e antarësimit në BE sepse jemi miq, por nga ana tjetër Shqipëria do të duhet të përmbushë detyrat e caktuara”.
Zonjën Pashkova vizitoi edhe shkollën e mesme të bashkuar në Shishtavec, ku ndanë për fëmijët e vegjël dhuratat për festat e fundvitit.