KRYEFAQJA » LAJME » Diplomacia koreane dhe sportet olimpike, dy koretë përfaqësohen vecmas

Diplomacia koreane dhe sportet olimpike, dy koretë përfaqësohen vecmas

Pa zgjidhur problemin e arsenalit atomik në Korenë e Veriut, nuk mund të ketë diplomaci koreane të përbashkët në sportet olimpike. Kështu është shprehur analisti Go Myong Hyun rreth diplomacisë sportive në gadishullin e ndarë të Koresë. Kur lojtarët e hokeit në akull të Koresë Veriut dhe asaj të Jugut garuan sëbashku në Lojërat Olimpike në Pjongçang, u pa si një simbol i progresit të shpejtë diplomatik. Por me Pjongjangun që i nënshtrohet sanksioneve të shumta ndërkombëtare mbi programet e tij bërthamore dhe balistike, sportet janë një nga sferat e pakta ku bashkëpunimi i vërtetë është i mundur midis dy vendeve.

Megjithatë, analistët thonë se diplomacia sportive në gadishullin e ndarë nuk do të shkojë askund pa përparime të prekshme në çështjet themelore që rrethojnë arsenalin atomik të Veriut. Organizatorët e lojërave e shpallën ngjarjen e vitit 2018 në Pjongçang, një “Olimpiadë Paqe”, ndërsa dy koretë krijuan një skuadër të përbashkët, e para e unifikuar e Olimpiadës. 12 muajt e fundit edhe sporte të tjera kanë ndjekur gjurmët e tyre, edhe pse rezultatet kanë qenë të përziera. Ekipi i hendbollit të meshkujve i humbi të gjitha, ndërsa skuadra e pingpongut të femrave arriti deri në gjysmëfinale të kampionatit botëror. Sidoqoftë, çdo ekip i ri i unifikuar ka zhvilluar më pak ndeshje duke treguar mosinteresim publik. “Diplomacia sportive nuk do të jetë e qëndrueshme nëse nuk zgjerohet edhe në shkëmbime të tjera,” – ka thënë Go Myong-hyun, analist në Institutin e Studimeve të Politikave Asan.

Prania e Koresë së Veriut në Lojëra ishte një moment transformues në gadishull, ku Pyongyang dhe Seul, u bënë aleatë. Megjithatë ata mbeten teknikisht në luftë, pasi paqja është vendosur vetëm me anë të një armëpushimi sesa një traktat paqeje dhe në 2017, u panë se si shpërthyen tensionet kur Veriu shpërtheu pajisjen bërthamore më të fuqishme ndonjëherë dhe nisi raketa në të gjithë kontinentin e SHBA. Në ceremoninë e hapjes, Moon u ul në ul në zonën VIP me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence dhe motrën e kreut të Koresë së Veriut, Kim Yo Jong. Ndërsa Pyongyang dhe Seul kanë njoftuar planet për një ofertë të përbashkët për të organizuar Lojërat Verore të vitit 2032.

Sicred