KRYEFAQJA » LAJME » Dimër i parakohshëm, Metereologët: Reshjet bore dhe temperatura nën 0

Dimër i parakohshëm, Metereologët: Reshjet bore dhe temperatura nën 0

Ndërsa fqinjët tanë në Greqi po përjetojnë situata të vështira moti për shkak të përmbytjeve, Shqipëria fatmirësisht duket se e kapërceu këtë rrëzik. Pas 24 orëshit të fundit që u karakterizua nga reshje intensive shiu të përqëndruara kryesisht në zonat jugore e jugperëndimore të vendit, meteorologët parashohin ndërprerje të reshjeve dhe ulje të temperaturave për tre ditët në vijim. Por situata e përmirësuar meteorologjike nuk do të rezistoje përtej kësaj fundjave, prej mbrëmjes së të dielës duhet të përgatitemi për një dimër të parakohshëm arktik me reshje dëbore e temperatura shumë grade nën zero. Dhe me dimrin që po i hyn në pjesë fundvjeshtës, duket se shpresa për ca ditë më shumë me mot të mirë, duhet të presim pranverën të na përmbushet.

Sicred