KRYEFAQJA » LAJME » Digjitalizimi i RTSH, ndizen antenat e Përmetit

Digjitalizimi i RTSH, ndizen antenat e Përmetit

RTSH ka shtrirë sinjalin e tij edhe në Përmet falë ndezjes së katër transmetuesve të rinj digjitale në stacionet e Çarshovës, Kërcullës, Tepelenës dhe Përmetit. Kjo ka bërë të mundur plotësimin me mbulim sinjali digjital të gjithë qarkut të Gjirokastrës. Duke qene nje nga zonat ku shpesh here sinjali i RTSH ka munguar në të shkuarën, me ndezjen e stacioneve të reja banorët e Permetit dhe Këlcyrës mund të ndjekin jo vetëm  kanalin e pare të RTSH, por të gjithë buqetën e kanaleve që ofron transmetuesi publik, kanalet gjeneraliste dhe ato tematike. Gjithçka fale investimeve intensve për të përcjellë për shqiptarët një larmi programesh me cilesinë më të lartë të zerit dhe figurës.
Me një antene të thjeshtë të drejtuar nga transmetuesi në kodrën e qytetit të Përmetit, banorët e tij tashmë kanë në ekranin e tyre gamën e gjerë të kanaleve dhe transmetimeve të RTSH. Teksa kanë nisur të shijojnë frytet e investimit të kryer, banorët e Përmetit shprehen se vlerësojnë programet e RTSH, tematikat e tyre, informacionet, programet dhe transmetimet sportive. Natyrisht për momentin vendin kryesor do ta zerë Botërori i Rusisë, që këtë radhë do të vjijë në shtëpitë e të gjithëve me kualitetin më të lartë të transmetimit.
Me mbulimin digjital në zonën e Përmetit, harta e transmetimeve të RTSH në gjithë territorin po bëhet më e plotë. Ajo nisi me mbulimin me sinjal dixhital fillimisht në Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, dhe u shtrirë më tej në Pogradec, Elbasan, Shkodër, Vlorë e Kukës. Brenda pak kohësh sinjali digjital do të mbulojë të plotë të gjithë territorit shqiptar. Synimi është që të gjithë shqiptarët të gjejnë veten në transmetuesin e tyre publik, me cilësi dhe standarde që përmiresohen dite pas dite. Jane mbi 40 transmetues dixhitale që tashmë transmetojnë në të gjithë vendin, investime të reja që ofrojnë cilësi sinjali për të gjithë shqiptarët brenda kufijve të Shqipërisë.

Sicred