KRYEFAQJA » LAJME » Digjitalizimi i RTSH- ndizen antenat e Kukësit
RTSH ndez në Shkodër stacionet e reja DVB T2

Digjitalizimi i RTSH- ndizen antenat e Kukësit

Harta digjitale e RTSH vazhdon të zgjerohet gati çdo ditë. Pas Vlorës është Kukësi, ku RTSH ka shtrirë sinjalin, me ndezjen e dy transmetuesve digjitale në stacionet e Tregtanit dhe Trunçit. Ata janë pjesë e një procesi prej më shumë se 40 stacionesh që tashmë përçojnë sinjalin me cilësinë më të lartë të transmetimit të figurës dhe zerit në Shqipëri, falë investimeve që po realizohen vitet e fundit në transmetuesin publik të shqiptarëve.

Banoret e Kukësit, do të kenë mundësinë që të ndjekin nga tani e tutje përgjatë eventet më të rëndësishme sportive, si Botërori i Rusisë dhe gjithë gamën e gjerë të programacionit të RTSH me buqetën e tij të kanaleve gjeneraliste dhe atyre tematike, me kualitetin dhe fjalën e fundit të teknologjise. Mjafton një antenë e thjeshtë, e drejtuar nga një prej dy transmetuesve, Tregtanit dhe Truncit, nje kërkim i thjeshtë në televizorin tuaj dhe menjëherë në të do të shfaqen të rreshtuara kanalet e rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar, një mori zgjedhjesh për të gjithë moshat, për të gjitha shijet, duke u munduar të plotesojë qëllimin e medias publike për informim, edukim dhe argëtim. Këto ditë ethet e Botërorit të Rusisë kanë përfshirë jo vetëm ata që janë ndjekës të futbollit, por një pjesë shumë të madhe të shikuesit në vend. Dhe Kukësi, vitet e fundit njihet kudo në vend si nje qytet që po ndërton një traditë futbolli dhe që ushqehet me këtë sport për gjatë gjithë vitit.

Qytetarët kuksianë thonë se mezi presin nisjen e kampionatit botëror që do e shohin në ekranin e RTSH. Disa prej tyre kanë thonë se kanë bërë videoprojektorët gati për të parë çdo ndeshje në ambient të hapur. Kukësi eshte investimi qe i bashkohet hartes dixhitale te RTSH, e cila ka nisur transmetimet dixhitale me qualitet te larte me pare ne Tirane, Durres, Korce, Pogradec, Gjirokaster, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe që cdo ditë do të zgjerohet me të tjerë qytete deri në mbulimin e plotë të të gjithë territorit shqiptar. Synimi është që të gjithë shqiptarët të gjejnë veten në transmetuesin e tyre publik, me cilësi dhe standarde që përmiresohen çdo ditë.

Boterori i Rusisë është një ndër eventet që do të mbajë mbërthyer përpara ekranit të RTSH të gjithë publikun për një muaj të plotë. Por një vere e nxehtë sportive është përpara, për të gjithë të apasionuarit e eventeve të tjera të medha sportive, me transmetimet e garave te Moto GP dhe ekskluzivitetit më të ri të RTSH, Formula 1, gara me spektakolare dhe me e shpejtë e automobilizmit.

Sicred