KRYEFAQJA » LAJME » Digjet një makinë, u qëllua me armë 5 minuta para djegies

Digjet një makinë, u qëllua me armë 5 minuta para djegies

Persona ende të paidentifikuar qëlluan sot me armë zjarri drejt një lokali në qytetin e Fierit. Sipas policisë, ngjarja u shënua rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti”. Pavarësisht se në pjesën e jashtme të lokalit, i cili ndodhet në oborrin e shkollës 9 vjeçare “ Kristaq Shtembari “, ka patur kliente, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Menjëherë pas këtij akti, makina tip “Reno” me targa greke është larguar në drejtim të Semanit, por vetëm 5 minuta më vonë është gjetur e djegur në nje lagje tjetër të Fierit, në afërsi te shinave të trenit.
Në informacionin paraprak të policisë thuhet se në brendësi të makinës është gjetur një kallashnikov dhe një karikator, ndërsa forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Sicred