KRYEFAQJA » LAJME » Digjet një banesë në Vlorë, humbin jetën nënë e bir

Digjet një banesë në Vlorë, humbin jetën nënë e bir

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 1 maji të qytetit të Vlorës ku kanë humbur jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. Një dhomë të banesës familja Hoxhallari e përdorte për tu ngrohur dhe deri në orët e mbrëmjes aty ka qëndruar edhe gruaja e 43 vjeçarit por që është larguar për të fjetur deri në momentin kur ka rreth orës 4 të mëngjesit ka gjetur të afërmit të shkrumbuar nga flakët që kishin përfshirë dhomën. Nga ekspertiza e parë e grupit hetimor konfirmohet se shkak i zjarrit të jetë rrjedhja e bombulës së gazit e favorizuar nga një cigare e ndezur. Familjarët thonë se familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë ndërsa kishin ardhur nga qyteti i Korçës. Olsi jetonte kryesisht në Greqi ku edhe punonte. Ai ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.

Sicred