KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Digjet muzeu kombëtar i Brazilit

Digjet muzeu kombëtar i Brazilit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë godinën e Muzeut Kombëtar të Brazilit në Rio De Zhaneiro, i cili është edhe institucioni më i vjetër shkencor në vend. Besohet të jenë shkatërruar shumë pjesë nga koleksioni i këtij muzeu, përfshi fosile, vepra arti dhe dokumente që datojnë shekuj më parë. Përvec dëmeve materiale, nuk raportohen dëme në njerëz. Zjarri filloi mbrëmjen e së dielës, pasi godina qëndroi një ditë e mbyllur për shkaqe akoma të paditura. Muzeu, i cili dikur shërbente si rezidencë për familjen mbretërore portugeze festoi 200 vjetorin e tij këtë vit. Mes 20 milionë eksponateve ndodheshina artifakte, fosile si dhe meteori më i madh i zbuluar në vend. Koleksioni përfshinte kocka dinosaurësh si dhe skeletin 12 mijë vjecarë të një gruaje që njihet me emrin Luiza, dhe që është edhe skeleti më i vjetër i gjetur në kontinetin amerikan. Në godinë ndodheshin edhe dokumente historike që mbulonin shekuj të tërë që nga mbërritja e Portugezëve në vitet 1500 deri në shpalljen e republikës në 1889. Sipas mediave të huaja, muzeu nuk paraqet vetëm historinë braziliane. Shumë e konsiderojnë atë si një metaforë për qytetin dhe vendin.

Sicred