KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Digjet muzeu i Chanias në Kretë, monument i rrallë i arkitekturës

Digjet muzeu i Chanias në Kretë, monument i rrallë i arkitekturës

Muzeut të Luftës në Chania të Kretës tashmë i kanë mbetur vetëm muret. Një zjarr i fuqishëm që nisi rreth orës 21:30 të mbrëmjes e shkatërroi atë terësisht. Forcat zjarrëfikëse ishin në betejë me flakët gjatë gjithë natës dhe vetëm mëngjesin e së hënës mund të vinin në kontroll zjarrin, por pa mundur të shpëtojnë gjë. Çatia dhe të gjitha pjesët e brendshme të ndërtesës, të cilat ishin kryesisht ndërtime prej druri, u shkatërruan plotësisht. Zjarrfikësit arritën të kufizonin zjarrin në zonën e muzeut, pasi ekzistonte rreziku i zgjerimit të tij, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre gjithashtu në zonë. “Një monument i rrallë i arkitekturës, me vlerë të madhe për qytetin humbi”, tha kryetari i Bashkisë së Chanias, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, në ndërtesë nuk kishte materiale të trashëgimisë historike përveç arkivave. Katër automjete dhe personeli i zjarrfikësve mbeten në gadishmëri për të mos lejuar riaktivizimin e zjarrit, ndërsa në rrugën Tzanakaki që kalon përpara hyrjes së Muzeut të Luftës, policia ka ndalur trafikun. Hyrja në godinën e dëmtuar nuk është e mundur, pasi ekziston rreziku i rënies së  pjesëve të çatisë. Muzeumi i Luftës në Chania është një Muze historik ushtarak. Ai është vendosur në një ish- kazermë italiane  e ndërtuar në vitin 1870  nga arkitekti italian Macau.

Sicred