KRYEFAQJA » LAJME » Digjet makina e kreut të policisë në Lushnje

Digjet makina e kreut të policisë në Lushnje

Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnje. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”. Ende nuk dien shkaqet e zjarrit, por për zbardhjen e rrethanave është ngritur një grup hetimor. Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit.

Sicred