KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin

Diell i kuq shfaqet në qiell, ekspertët japin alarmin

Miliona njerëz janë mahnitur teksa kanë vënë re se dielli kishte marrë ngjyrë të kuqëremtë mbi Angli dhe Irlandë, si pasojë e uraganit Ofelia. Por ekspertët japin alarmin se përtej pamjes spektakolare ekziston një rrezik i madh lidhur me shëndetin e qytetarëve nga ky fenomen. Dielli i kuq dhe qielli që ka marrë po të njëjtën ngjyrë paraqet rrezik serioz për njerëzit ne astmë apo probleme me frymëmarrjen. Ndërkaq “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, ku prej saj raportohet aktualisht një jetë e humbur. Deri tani, pasojat më të mëdha i ka paguar gadishulli Iberik, i përballur me erëra që mbërritën shpejtësinë 130 km në orë, shkaktare të disa zjarreve të fuqishme në rajonin spanjoll të Galicias, ku numërohen 3 të vdekur. Era e fuqishme arriti të shembte edhe çatinë e tribunës së stadiumit në qytetin e Cork-ut në Irlandë.

Sicred