KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj”; Dokumentari i ri i Lady Diana-s
Diana nëna jonë, jeta dhe trashëgimia e saj, Dokumentari më i fundit, rreth Lady Diana, flasin djemte

“Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj”; Dokumentari i ri i Lady Diana-s

Vdekja e Dianës, Princeshës së Uellsit ishte një tragjedi që shkatërroi pjesën më të madhe të botës, dhe ndryshoi Britaninë përgjithmonë. Por për princat William dhe Harry ishte diçka më personale, një histori zemërthyese: nëna e tyre kishte vdekur. Duhej pak punë për t’i bindur Princin William dhe Princin Harry që të flisnin për nënën e tyre të ndjerë, thonë krijuesit e dokumentarit të ri televiziv “Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj.” “Nëna jonë e kishte shpirtin si fëmijë. Kur njerëzit më thonë, na jep një shembull se si ajo kishte qejf argëtimin, më vjen në mendje e qeshura e saj. Një e qeshur e çmendur, lumturi e pastër që shfaqej hapur në fytyrën e saj” – thotë princi Harry. Regjizori Ashley Gething, i cili ka punuar më parë me familjen mbretërore për filmin televiziv të vitit 2016 “Mbretëresha jonë 90 vjeç,” tha se princat kishin dëshirë ta kujtonin mamanë e tyre, 20 vjet pas vdekjes së saj tragjike. Princi William ishte 15 vjeç kur vdiq Diana, ndërsa Harry ishte 12. Në dokumentar, Princat kujtojnë momente të lumtura të fëmijërisë së tyre, duke folur për Princeshën Diana si një mama e dashur, e bukur dhe çapkëne, e cila i ndihmonte ata të merrnin ëmblësira kur nuk u lejohej. Dokumentari tregon jetën familjare të Dianës, larg syve të publikut. Princat William dhe Harry flasin gjithashtu për tronditjen që përjetuan kur nëna e tyre 36 vjeçare vdiq në vitin 1997, bisedën e fundit telefonike me të nga Parisi, natën kur ajo u vra, dhe hidhërimin që pasoi humbjen e saj.

Sicred