KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Diana: Burgu i artë i një princeshe

Diana: Burgu i artë i një princeshe

Në vitin 1991, Diana, Princesha e Wellsit regjistroi një seri intervistash sekrete. Shumë prej këtyre intervistave nuk janë transmetuar kurrë më parë. Ato tregojnë një anë tjetër të një historie të komplikuar. Të sajen. Dokumentari “Diana, me fjalët e saj”, “Diana in her words” ka zgjuar interesin mediatik dhe publik jo vetëm në Britaninë e madhe por në gjithë botën. Chanel 4 në Angli ka filluar tashmë shfaqjen e programit me kontroversal ndër vite me zërin e butë që pyet “a është e ndezur ajo gjëja”? Për shumë prej njerëzve që i kanë qëndruar afër, Diana: in her own words është diçka në të cilën nuk do të donin të ishin pjesë. Filmi përfshin regjistrime video nga trajnuesi i zerit Peter Settelenin gjatë sesioneve që princesha merrte mbi daljet dhe kumtesat publike, por në të cilat ajo flet hapur për çështje private. Gjithmonë jam ndjerë e ndryshme nga të gjithë njerëzit që më rrethonin, kështu e vijon rrëfimin Princesh Diana për fëmijërinë e saj. Isha një rebele thotë ajo. Nga këndvështrimi i saj ajo zbulon detajet e dasmes gjigande dhe më tej rolin që duhet të vishte sipas protokollit mbretëror… “Në një minutë isha askushi dhe minutin tjetër isha princesha e Wellsit, një kukull mediatike, apo anëtare e familjes mbretërore quaje si të duash”. Raporti i saj me median në rrëfimin e saj : “Shtypi po bëhej i padurueshëm duke ndjekur çdo lëvizje timen. Opinioni publik dëshironte një princeshë përrallash që çfaredo që ajo prekte shndërrohej në flori.” Dokumentari që mban firmën e regjisorit Tom Jennings është një vështrim intim i vetë princeshës në suksesin e saj, sekretet, pasionin, depresionin, fitoret e saj, burgu i artë, zëri i saj. Të gjitha në një dokumentar që ka filluar të zgjoje edhe frikë se mos do thuhen sekrete dhe disa emra nuk do dalin në dritë të mirë. Por sipas kritikëve filmi dhe rrëfimet me zë na tregojnë një princeshë të marrë peng, lodër mediatike dhe mbretërore, prapaskenat e princit Carls dhe Kamiles apo qoftë edhe mbretëreshës. Ashtu siç thuhet shpesh në Britani “Jeta e Dianes i dha formë Britanisë, por vdekja e saj na ndryshoi edhe ne”. Gjithçka mbetet për tu parë në një rrëfim të sinqertë dhe tronditës edhe në premierën integrale të filmit që National Geografic ka vendosur të transmetoje mbrëmjen e 14 gushtit.

Sicred