KRYEFAQJA » LAJME » Diamond League në Oslo

Diamond League në Oslo

Dajmënd Liga e Oslos, ka dhuruar emocione me garat spektakolare që kanë zhvilluar atletët si dhe me rezultatet e arritura aty. Të gjithë janë përgatitur seriozisht pasi këto Dajmënd Liga janë teste për botërorin që nis në gusht. Në 100 m me pengesa atletja gjermane Pamela Dutkievish, ka zënë vendin e parë me kohën 12”73, fituese e medaljes së bronxtë në oliompiadën e Rios. Mbajtësi i medaljes së argjendë në olimpiadë, Andre De Gras ka dalë fitues në garën e 100 metrave në Dajmënd Ligën e Oslos. Koha e vendosur prej tij 10”01 është edhe rezultati më i mirë i tij i arritur në këtë sezon. Atleti kanadez i çon në 17 pikët e grumbulluara deri tani nga pjesëmarrjet në Dajmënd Ligë. Mutaz Esa barshim nga Katari, ka vendosur rekord të mitingut në kërcim së larti. Me 2.38 m të arritur në provën e dytë të tij, atleti nga Katari ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 2.37m i vendosur që në vitin 1989. Barshim e ka të sigurt rrugën e tij drejt finales së Dajmënd Ligës teksa ka grumbulluar deri tani 24 pikë. Gara e 400 metrave me pengesa ka dhuruar emocione të tjera në mbrëmjen atletike të Oslos. Uarholm me kohën 48.25 ka thyer rekordin kombëtar të Suedisë, duke ngritur peshë spektatorët në stadium. Uarholm merr 8 pikë në këtë garë duke u renditur në vendin e tretë drejt rrugës për në finalen e Dajmënd Ligës.

Sicred