KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Diamond League, Londër: Atletet testojnë veten para Kampionatit Botëror

Diamond League, Londër: Atletet testojnë veten para Kampionatit Botëror

5 vjet nga zhvillimi i Lojërave Olimpike dhe vetëm 3 javë larg nga Kampionati Botëror, në Londër, stadiumi i ri i ndërtuar për olimpiadën “Londër 2012”, ka pritur garat e Dajmënd Ligës, takimi i fundit i këtij aktiviteti, për të gjithë atletët të cilët presin me ankth tashmë botërorin. Nuk pati rezultate të jashtëzakonshme, por disa atletë kanë ndezur 30 mijë spektatorët në Stenford. Me ankth është pritur gara Kendra Herrison në 100 metra me pengesa për femra. E cila një vit më parë po në këtë pistë, arriti kohën 12”20. Gjatë garës, atletja amerikane ka rivalizuar me australianen person. Por në fund finishi ka qenë për Herrison që ka dhënë kohën 12”39. Për të kjo është gara e 20-të radhazi që fiton. Edhe gara e 100 metrave për femra ka dhuruar emocione. Sidomos dueli midis kampiones olimpike Tompson dhe Dafne Shipers. Atletja holandeze udhëheq deri në 80 metra garë, por një sprint i fuqishëm i Tompson bën që ajo të presë e para finishin me kohën 10”94. Në 400 metra për femra, vendin e parë e ze Feliks me kohën 49”66 koha më e mirë sezonale për të. Një rezultat të mirë arriti edhe Spotajova në hedhjen e shtizës me 68.26 metra. Ndërkohë që organizatorët e garës e kishin lënë për në fund garën e 3000 metrave. Ku mori pjesë Mo Farah. Dy herë kampioni olimpik nuk i zhgënjeu pritshmëritë kur mbërrin i pari në finish me kohën 7’35”15 i shoqëruar nga duartrokitjet e publikut londinez.

Sicred