KRYEFAQJA » LAJME » Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini takohet me Thaçin dhe Vuçiç

Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini takohet me Thaçin dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e lartë e bashkimit europian Federica Mogherini, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ky takim në Bruksel vjen si pjesë e marrëveshjes për vijueshmërinë e dialogut mes dy vendeve fqinje dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Sipas zyrës së shtypit në bashkimin eurpian ky takim po shërben për vazhdimësinë e shkëmbimit të pikëpamjeve mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së tyre në korrik për të filluar përgatitjen e një faze të re të dialogut. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se kanë rënë dakort që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.

Sicred