KRYEFAQJA » LAJME » Dialogu Kosovë – Serbi, kryeparlamentari Ruçi pret homologun kosovar Veseli

Dialogu Kosovë – Serbi, kryeparlamentari Ruçi pret homologun kosovar Veseli

Zhvillimet e fundit në Kosovë, e sidomos temat e nxehta të finalizimit të dialogut Kosovë- Serbi dhe ajo e ndryshimit të kufijve, kanë sjellë në Tiranë Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veselin. Pas një takimi kokë më kokë me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Veseli deklaroi se qëllimi i vizitës ishte diskutimi i zhvillimeve të diteve të fundit dhe ecuria për integrimin Euro-Atlantik.” Kosova do vazhdojë të promovojë të drejtat e komunitetve e jemi duke shkuar me vendosmeri drejt finalizimit të bisedimeve. “Eshtë momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Vucic nuk mund të drejtojë sovranitetin tonë. Asnje deklarate nuk e deëton më shume Kosovën sesa mungesa e unitetit.”, – tha Veseli. Ndërsa kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci inkurajoi shqiptarët e Kosovës për një finalizim të dialogut Kosovë – Shqipëri me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Po kështu Ruci deklaroi: “Forcat politike të bashkëpunojnë në të mirë të sovranitetit të vendit, si dhe paqes ne rajon. Marreveshja me Serbine te respektoje teresine territoriale te Kosoves dhe karakterin multietnik te ke”. Më herët kreu i parlamentit të Kosovës Veseli i shoqëruar dhe nga Fatmir Limaj, i zgjedhur si udhëheqës i bisedimeve finale me Serbinë u takuan edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.

Sicred