KRYEFAQJA » LAJME » Dializa ofrohet edhe në Elbasan
Dializa ofrohet edhe në Elbasan

Dializa ofrohet edhe në Elbasan

Nga muaji prill, hemodializa ofrohet në kushte bashkëkohore edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke i dhënë fund kalvarit të pacientëve me insuficiencë renale kronike. Ndonëse reparti i hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate. Asnjë investim në infrastrukturë, asnjë investim në aparatura e kishin degraduar këtë shërbim. ” Na duhej të shkonim tre herë në javë në Tiranë. Tani e kemi këtu” i thotë një pacient kryeministrit Rama që vizitoi të martën repartin. NJë tjetër vlerëson pastërtinë, por edhe ushqimin që u jepet të sëmurëve. Një situatë e ngjashme si edhe në qendra e tjera, ku pas investimeve të kryera, sot hemodializa ofrohet në Vlorë, Shkodër, Lezhë e brenda këtij muaji edhe në Korçë, sa më pranë qendrave të banimit e në kushte bashkëkohore. Investimi ka ndryshuar komplet jo vetëm kushtet e shërbimit, por edhe konceptin, duke u kthyer në një qendër multifunksionale që ofron për këta pacientë edhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike. Qendra është pajisur me 27 makina, prodhim i një ndër markave lider në botë në fushën e hemodializës. Risi është përdorimi i filtrave të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë shërbimi ofrohet falas për 1050 pacientë, thotë minisrja e shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, por ky numër do të rritet në të ardhmen.  Sipas saj me repartin e hemodializës në Korçë do të mbyllet edhe ky cikël i cili ka si synim zhvillimin e spitaleve publike.

Sicred