KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Di Maio dhe Salvini: Janë plotësuar kushtet për një qeveri politike në Itali
Di Maio dhe Salvini: Janë plotësuar kushtet për një qeveri politike në Itali

Di Maio dhe Salvini: Janë plotësuar kushtet për një qeveri politike në Itali

“Janë plotësuar kushtet për një qeveri politike.” Kështu u deklarua kreu i Pesë Yjeve Luixhi Di Maio dhe ai i Lidhjes së Veriut Mateo Salvini pas bisedimeve që zhvilluan për më shumë se katër orë, të cilave më pas iu bashkua edhe Xhuzepe Konte. Ky i fundit do të marrë postin e kryeministrit në qeverinë e re. Sipas La Republika, Luixhi di Majo do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i punës dhe zhvillimit, ndërsa Mateo Salvini zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm. Ministritë janë ndarë mes dy partive, ku ministër ekonomike do të jetë profesor Xhovani Tria, Ministër i Jashtëm Moavero Milanezi, për ekonomistin Paolo Savona është rezervuar dikasteri i Politikave komunitare. Xhulia Bonxhorno do të jetë Ministre e Administratës, Erika Stefani Ministre Rajonale, Minister i Drejtësisë Alfonso Bonafede. Bujqësia do të drejtohet nga Xhan Marko Çentinajo, Infrastruktura nga Mauro Koltorti, Shëndetësia nga Xhulia Grilo, Arsimi nga Marko Buseti.

Sicred