KRYEFAQJA » LAJME » Dhunoi fëmijët, gjykata vendos “arrest me burg” për edukatoren

Dhunoi fëmijët, gjykata vendos “arrest me burg” për edukatoren

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për edukatoren e një kopshti privat Denida Rexhepi, e cila akuzohet se dhunoi fëmijët e kopshtit ku ajo punonte. Përpara trupit gjykues 30-vjeçarja mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Edukatorja dyshohet për akuzën keqtrajtim te miturish dhe Prokuroria thotë se janë të pakten dy raste kur e dyshuara ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve në kopështin privat. 30 vjeçarja Denida Rexhepi u denoncua tre ditë më parë nga prindërit e dy fëmijëve që ishin në kopshtin ku punonte e dyshuara.