KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dhunë, zjarr dhe shkatërrim në protestën e “Rrugës së Kombit”
Rama: Opozita po djeg rrugën europiane të Shqipërisë!

Dhunë, zjarr dhe shkatërrim në protestën e “Rrugës së Kombit”

Ka degjeneruar në dhunë, zjarr dhe shkatërrim protesta e paralajmëruar e banorëve të Kukësit në pikën e pagesave të “Rrugës së Kombit”. Protesta nisi pak pas orës 10.30 ku banorët u konfrontuan me policinë e cila ishte e paisur me veshje speciale, skafandra, mburoje plastike dhe shkopinj gome. Banorët kanë qëlluar me gurë, shkopinj dhe leva hekuri ndaj forcave të policisë e me pas kanë prishur trarët e kalimit dhe kabinat e pagesës. Në një moment protestuesit i kanë vënë flakën kabinave të  pagesës.

Raportohet se ka të plagosur nga të dya palët si nga efektivët e policis, por edhe nga protestuesit. Rruga e Kombit vijonë të jetë e bllokuar nga të dya anët e lëvizjes dhe nuk lejohet të qarkulloj asnjë mjet për shkakë se protestuesit janë të grumbulluar në mes të autostradës. Janë qindra mjete të bllokuara në rrugën e kombit që presin të kalojnë trarin por organizatorët e protestës, antarët e këshillave bashkiak Kukës, Has e Tropoj kanë deklaruar se nuk lëvizin nga rruga deri në largimin e trarit.

Protesta e banorëve të Kukësit u mbështet edhe nga përfaqësues të bisnesit, dhe disa forcave politike. Ata thonë se vendosja e pagesave për kalimin e “Rrugës së Kombit” do të rrënojë më shumë jetën e tyre. Sipas automjeteve pagesa varion nga 2.5 deri në 22.5 euro.

“Rruga e Kombit” është aksi kryesor që përshkon mespërmes Shqipërinë verilindore dhe lidh Shqipërinë me Kosovën. Ajo nisi të ndërtohej në vitin 2006, kohë kur në pushtet ishin demokratët dhe ende nuk ka përfunduar plotësisht. Zyrtarisht deklarohet se ka kushtuar 1.2 miliardë euro. Ndërtimi i saj ka qenë pjesë e polemikave të ashpra mes PS dhe PD. Kreu i kësaj të fundit Lulzim Basha, ka qenë ministër i transporteve në kohën e ndërtimit të “Rrugës së Kombit” dhe është akuzuar për një shpërdorim prej rreth 230 milionë eurosh, por ai i ka hedhur poshtë akuzat si politike. Gjykata e ka mbyllur procesin sikurse thuhet me procedurë, por socialistët kërcënojnë në hapjen e procesit me rastin e reformës në drejtësi.

Para Mbrapa

Para Mbrapa
Sicred