KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dhuna në Mianmar: 18 500 Rohinxha kanë kaluar kufirin për në Bangladesh

Dhuna në Mianmar: 18 500 Rohinxha kanë kaluar kufirin për në Bangladesh

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit deklaroi sot se rreth 18 500 anëtarë të minoritetit musliman Rohixha, që janë larguar nga dhuna dhe represioni në shtetin Rahajn të Mianmarit, kanë kaluar kufirin për në Bangladesh gjatë harkut kohor të një jave. Kriza shpërtheu të premten e shkuar pasi rebelët Rohinxha sulmuan 30 stacione policore, duke shkaktuar kështu reagimin e forcave të sigurisë së Mianmarit. Më shumë se 10 nga Rohixhat që kanë hyrë së fundmi në Bangladesh raportohet të kenë plagë të freskëta armësh. Mijëra të tjerë presin në kufi. Shumë mendohet të jenë bllokuar në një zonë të papushtuar mes dy vendeve, aksesi në të cilën është i pamundur për punonjësit e organizatave të huaja. Të paktën 100 persona, shumë prej tyre rebelë, raportohet të kenë humbur jetën gjatë përplasjeve të fundit në Rahajn, që është dhe vendlindja e më shumë se 1 milionë Rohinxhave, të cilët nuk njihen si grup i ligjshëm etnik apo qytetarë të Mianmarit. Më shumë se 100 mijë refugjatë Rohixhna kanë hyrë në Bangladesh që nga tetori i shkuar. Shumë prej tyre akuzojnë autoritetet e Mianmarit për persekutim etnik, ndërsa tregojnë histori të tmerrshme, vrasjesh, përdhunimesh dhe zjarrëvëniesh kryer ndaj tyre nga forcat e sigurisë së Mianmari-it. Ndërkohë, autoritetetet e Bangladeshit kanë filluar t’i kthejnë ata sërish në Mianmar, me pretendimin se nuk janë qytetarë të Bangladeshit. Të dielën që lamë pas, Papa Françesku apeloi që t’i jepet fund persekutimit të Rohinxhave. Para Krishtlindjes ai pritet të vizitojë Mianmarin dhe Bangladeshin, ku çështje kryesore e takimeve të tij do të jenë të drejtat e këtij minoriteti.

Sicred