KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna në familje; Viktimat nuk kanë besim te shteti

Dhuna në familje; Viktimat nuk kanë besim te shteti

98 raste të ndryshme dhune brënda familjes, nga këto 49 proçeduar më kërkesë padi, për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, janë regjistruar në 6 muajt e parë të këtij viti në Drejtorine e Policisë Berat. Migena Bakia, Psikologe thotë se: “Tashmë Ajsbergu ka filluar të dalë gjithmonë e më shumë në sipërfaqe dhe shihet ekspozimi i dhunës në familje jashtë mureve të shtëpisë, ndryshe nga disa kohë më parë.” Sipas policisë rezulton se personat më të dëmtuar janë bashkëshortet. Por rastet e dhunës nuk janë vetëm ato që referohen në polici. Ligji për masat kundër dhunës në familje e detyron pushtetin vendor të ngrejë struktura në mbeshtetje të të dhunuarve, por si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, të thënit dhe të bërit është mjaft larg edhe për këtë detyrim. Në Berat një strehë të përkohshme gratë e dhunuara e gjejne pranë Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara Berat, ku marrin trajtim psikologjik e shendetesor e pas rehabilimit te pare dhe mbështetje ligjore. Arta Dyrmishi, Drejtuese e Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara thotë për mikrofonin tonë: “ Që nga Janari e deri tani kemi pasur 12 raste, të gjitha raste shumë problematike. Shkaku kryesor kanë qenë problemet ekonomike.” Migena Bakia vijon: “Një nga shkaktarët kryesorë është abuzimi me alkolin dhe substancat e tjera, dhe dhunuesit kryesisht vijnë nga familje të varfra, nga -papunësia, dhe nga individë me probleme të mëdha gjithashtu me lojërat e fatit.” Shifrat e policisë konfirmojnë se vetëm gjysma e rasteve të referuara në polici përfundojnë në Gjykatë për Urdhër Mbrojtjeje, ndërsa pjesa tjetër për arsye nga më të ndryshmet rikthehen aty ku duhet të ishte streha e ngrohtë e familjes, por që u ka rezultuar krejt e kundërta: “Ka patur shumë raste që kanë ardhur shumë të dramatizuara dhe nuk kanë dashur të shkojnë as në polici, pasi thone se nuk i ndihmojnë, pas 6 muajsh u duhet të kthehen prapë tek ai ferr.”

Sicred