KRYEFAQJA » LAJME » Dhuna ndaj mjekëve, Manastirliu: Të konsiderohet vepër penale!

Dhuna ndaj mjekëve, Manastirliu: Të konsiderohet vepër penale!

Sulmi fizik ndaj mjekut me iniciale G.S teksa po i shërbente pacientëve, është dënuar me forcë nga kolegët e tij, pjesë e Shoqatës së Infektivologjisë, të cilët sot kanë ndërprerë punën për disa minuta, për të shprehur indinjatën ndaj këtyre akteve të përsërituar por edhe për t’i kërkuar organeve kompetente, dënimin e agresorit sipas ligjit, ndërsa drejtuesve të QSUT-ës dhe Ministrisë, kushte më të sigurta pune.

Përmes peticionit, mjekët kërkuan rishikimin e ngarkesës në punë dhe kuadrin ligjor për dënimin e dhunës dhe agresionit.

Barbari dhe të neveritshëm, e ka cilësuar minitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sulmin ndaj mjekut duke kërkuar ndëshkim shembullorë për agresorët. Në një deklaratë për shtyp, ajo shprehet se ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen dhe goditjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale, me dënim të rëndë ndërsa premton se shumë shpejt do të nisë një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet.

Sicred