KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » DHAT: Të shqetësuar për nivelin e taksave e konkurrencën e pandershme

DHAT: Të shqetësuar për nivelin e taksave e konkurrencën e pandershme

Bizneset amerikane që punojnë në Shqipëri kanë shprehur shqetësim për nivelin e taksave e situatat monopol që janë krijuar në vendin tonë. Duke bërë publik Indeksin e Biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë, evidenton se shqetësim serioz ka edhe për konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit. Perceptimi i sipërmarrësve amerikanë, është jo pozitiv edhe për klimën politike që mbizotëron në vendin tonë, si edhe çështjen e sigurisë së brendshme, e cila ka rënë me disa pikë, krahasuar me një vit më parë. Ambasadori i shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donad Lu, komentoi se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Sipas tij, Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore, duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë.

Sicred