KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dhoma 12, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit
Dhoma 12, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Dhoma 12, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Dhoma 12, frymëzuar prej albumit të pianistit italian, Ezio Bosso, vënë në skenë nga koreografët dhe balerinët Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani e një trupe prej 15 personazhesh, do të shfaqet në Artturbina në datat 8-9-10 shkurt. Për të na përcjellë një rrëfenjë të lashtë se jeta është e përbërë nga 12 dhoma; si dhoma e pritjes, dhoma e krijimit, dhoma e kujtimeve, dhoma e ëndrrave, dhoma e verbër, dhoma të braktisura të cilat të fusin frikën, dhoma qeli ku i mbyllim njerëzit, sikur të mos ekzistonin më. Çdo dhomë ka tingullin e vetë, erën e vetë dhe dritën që ndikon në kujtesën tonë.

Por premiera e Dhomës 12 shënon edhe çeljen e sezonit dhe kalendarit artistik për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sicred