KRYEFAQJA » LAJME » Devi Bregu për ndeshjen e Flamurtarit me Luftëtarin
Devi Bregu për ndeshjen e Flamurtarit me Luftëtarin

Devi Bregu për ndeshjen e Flamurtarit me Luftëtarin

Luftëtari luan një ndeshje të vështirë me Flamurtarin fundjavën e ardhshme. Duke parë situatën aspak të mirë që po kalon skuadra vlonjate, mendohet që gjirokastritët mund ta kenë më të lehtë fitoren. Por Devi Bregu, një futbollist  rritur dhe i formuar në ekipet zinxhir të Flamurtarit, nuk mendon kështu. Ai thekson se Flamurtari mbetet një kundërshtar i vështirë por për ta fitorja mbetet një detyrë kryesore. Luftëtari me meritë ndodhet në vendin e tretë në renditje thotë Bregu. Ky pozicion i çon ata në kupat e evropës, por duhet ende punë për ta bërë realitet këtë. Devi bregu sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Skënderbeut. Ky është fakt tashmë. Por duke parë talentin dhe paraqitjet e tij mjaft të mira me Luftëtarin, sërish ofertat për 22 vjeçarin vlonjat nuk mungojnë. Për mikrofonin e RTSH Sport, Bregu zbulon se ka oferta edhe nga klubet e huaja.