KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Deutsche Welle – 25 vjet që flet shqip

Deutsche Welle – 25 vjet që flet shqip

Radio Gjermane për Botën e Jashtme, ose Deutsche Welle transmeton që nga maji i vitit 1953 në rreth 30 gjuhë të ndryshme.
Nga 1 qershori i vitit 1992 Deutsche Welle filloi zyrtarisht emetimin e programeve dhe në gjuhën shqipe. Emisioni i parë ishte vetëm 15 minuta, por më pas koha e transmetimit u zgjerua me programe disa herë në ditë.
Materialet e Deutsche Welle-s ritransmetohen apo ripublikohen nga media të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës etj.
Kjo media prestigjoze gjermane ka qenë gjithmonë e investuar për transfomim teknologjik, duke u shndërruar gradualisht nga një stacion radiofonik me valë të shkurtëra dhe nëpëmjet satelitit, në një kompani multimediale – me një ofertë të larmishme në audio, televizion dhe shërbime on line.
Në tregun mediatik shqipfolës Deutsche Welle ka ndikuar jo vetëm përmes lajmeve, kronikave, intervistave, reportazheve dhe analizave, por dhe duke trajnuar ekipet e gazetarëve dhe redaktorëve me standardet profesionale dhe inovative të përmbajtjeve për versionin audio apo online.
Deutsche Welle njihet dhe si një dritare interaktive për mësimin e gjuhës gjermane, sidomos nga të rinjtë dhe ata që kanë afeksion për kulturën, historinë dhe traditën e një prej vendeve më të zhvilluara të botës.
Për aktivitetin e Deutsche Welle-s në shqip, si dhe rolin e ndikimin e saj në median dhe shoqërinë shqiptare, Instituti i Medias në Tiranë ka publikuar kohë më parë librin “Ja si duhet të informohem” të autorit Arben Muka. Libri është një shqyrtim i produktit të Deutsche Welle-s, jo vetëm në informimin dhe argëtimin e publikut me saktësi dhe në mënyrë të balancuar, por dhe në përcjelljen e frymës europiane tek shqiptarët kudo jetojnë.
Si platformë online, Deutsche Welle nga Boni i Gjermanisë, aktualisht informon ndjekësit me lajme, analiza, komente e reportazhe nga aktualiteti dhe perspektiva në trevat shqipfolëse, në Europë, apo nga zhvillimet globale.

Sicred