KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Detin Mesdhe: Sekuestrohet 1 ton e 71 kg heroinë

Detin Mesdhe: Sekuestrohet 1 ton e 71 kg heroinë

Policia dhe roja bregdetare turke kapen në ujërat e kanalit të Suezit, në një anije që lundronte nën flamurin e Kongos, një ton e 71 kilogram heroinë. Ekipet e luftës kundër trafikut të drogës pranë policisë turke morën lajmërim se anija, ekuipazhi me 9 persona i së cilës përbëhet nga shtetas turq, po transportonte drogë. Forcat turke e ndaluan anijen në Detin Mesdhe dhe gjetën në të sasinë e droges. Kjo është sasia më e madhe e heroinës së konfiskuar në Turqi gjatë viteve të fundit. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar. Në operacion u përfshinë njësitë speciale me qen të specializuar në luftën kundër drogës. Sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Turqi i përket janarit 1993 kur policia turke, në bashkëpunim me autoritetet amerikane kapen në ujërat ndërkombëtare të Detit Mesdhe 18 ton heroinë.

Sicred