KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deti i Zi, gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar
Deti i Zi, gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar

Deti i Zi, gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar

Është gjetur një prej kutive të zeza të avionit rus i cili u rrëzua në Detin e Zi ku mbetën të vdekur 92 persona. Regjistruesi i të dhënave të fluturimit u gjet nga një nëndetëse robot në thellësi 17 metra dhe 1,6 km larg bregut. Mësohet se kutia e zezë nuk ka pësuar dëmtime dhe do të dërgohet në Moskë për t’u analizuar. Mediat ruse bënë me dije se edhe kutia e dytë e zezë, teknikisht regjistruesi i zërave të kabinës së pilotimit, është gjetur dhe mund të nxirret nga deti së shpejti. Ka pak të dhëna se çfarë e shkaktoi incidentin fatkeq, ndërsa autoritetet ruse thonë se nuk besojnë në mundësinë e një sulmi terrorist. Sipas tyre, besohet se avioni u rrëzua pas një gabimi të pilotit apo ndonjë defekti teknik. Të dielën avioni Tu-154 i cili po tranportonte zyrtarë ushtarakë, orkestrën e Armatës së Kuqe dhe disa reporterë u rrëzua vetëm pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Soçit. Kërkimi për viktimat vazhdon ende dhe sipas zyrtarëve rusë, janë gjetur 16 trupa. Avioni rus ishte nisur drejt Sirisë ku orkestra me rastin e festave do të performonte për trupat ruse që shërbejnë në zonat e konfliktit.Një teori që po qarkullon nga mediat është se avioni mund të ishte mbingarkuar. Agjensia Interfaks shkruan se dëshmitarë okularë të marrë në pyetje gjatë hetimit thanë se avioni nuk po ngrihej dot në lartësi dhe kjo shpjegon disi faktin që ai u rrëzua vetëm dy minuta pasi ishte shkëputur nga pista. Mediat gjithashtu thonë se avioni bëri një kthesë të beftë për t’u kthyer drejt bregut para se të zhdukej nga radarët.

Sicred