KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deti i Veriut, Marina Mbretërore Britanike shoqëroi një anije luftarake ruse

Deti i Veriut, Marina Mbretërore Britanike shoqëroi një anije luftarake ruse

Marina Mbretërore Britanike shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave britanike ditën e krishtlindjeve. Marina britanike tha se anija HMS St Albans monitori aktivitetin e Admiral Gorshkov në disa zona të interesit kombëtar.
Rusia nuk ka komentuar situatën, por sipas marinës mbretërore ka pasur së fundmi një rritje të njësive ruse që tranzitojnë në ujërat britanike. Një terminologji diplomatike për të thënë se anijet luftarake ruse kanë nisur të afrohen dhe me raste hyjnë në territorin detar të Mbretësisë së Bashkuar.
Javë më parë, një nga oficerët më të lartë të Ushtrisë Mbretërore tha se Rusia përbën një kërcënim të ri dhe serioz ndaj kabllove nënujore të komunikimit që lidhin botën. Shefi i stafit të mbrojtjes në Britani, tha se Britania dhe NATO duhet të shndërrojnë në prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.
Gjatë muajve të fundit inkursionet ruse në Detin e Veriut pranë Britanisë nuk kanë munguar dhe raportet e ftohta mes dy vendeve bëjnë që këto episode të jenë plot tension.

Sicred