KRYEFAQJA » LAJME » Dështon seanca për kryetarin e ri, mblidhet sërish sot kuvendi i Kosovës
Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kreut të kuvendit

Dështon seanca për kryetarin e ri, mblidhet sërish sot kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot paradite për të vijuar seancën konstituive, e cila u mbyll dje vetëm me betimin e deputetëve por pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e kuvendit. Gjatë ditës së djeshme deputetët nuk arritën të zgjidhnin kryetarin për shkak se koalicioni PAN, që ka të drejtë të propozojë emrin e tij, kërkoi rreth mesditës një pushim dy orësh për diskutime të brendshme. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, e hodhi në votim këtë propozim të PAN, por ai nuk arriti të miratohej. Pas kësaj, Mikullovci u kërkoi deputetëve të PAN të propozonin emrin e kryetarit, dhe kur kjo nuk ndodhi. ai ndërpreu seancën, e cila rifilloi në orën 15.00, por sërish pa prezencën e deputetëve të PAN. Koalicioni “PAN” vazhdon që të ketë vetëm një emër në listë, atë të Kadri Veselit, por ky emër kundërshtohet nga partitë opozitare. Ndërkohë, përfaqësues të këtij koalicioni kanë bërë të ditur dje se nuk do të jenë prezent as në seancën e sotme, pasi gjatë seancës së djeshme nuk u respektuan rregullat demokratike.

Sicred