KRYEFAQJA » LAJME » “Dëshmitari X” thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
"Dëshmitari X" thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

“Dëshmitari X” thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Pasi doli me zë dhe me figurë para publikut, “dëshmitari x”, Albert Veliut është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se Albert Veliu, po merret ne pyetje pas denoncimit publik që bëri për vëllain e Ministrit të Brendshëm, i cili sipas Veliut vijon trafikun e lëndëve narkotike. Nga burimet të besueshme bëhet e ditur se dëshmitari ‘X’ ka dhënë dëshmitë mbi gjithçka di për këtë çështje.
Një ditë më parë në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, ai bëri të ditur identitetin e tij, tha se i është kërcënuar familja dhe se përgjimi audio është i vërtetë, pasi ajo bisedë sipas “dëshmitarit x” me Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, është realizuar.

Sicred