KRYEFAQJA » LAJME » “Dëshmitari X”, Balla: “Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik”
"Dëshmitari X", Balla: "Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik"

“Dëshmitari X”, Balla: “Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik”

PS në maxhorancë ka akuzuar sot PD dhe opozitën se po përpiqet për të bllokuar negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sekretari i përgjithshëm i PS dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka dalë para mediave pasi PD zbardhi emrin e një personazhi i cili ishte pretendonte se biseduar me vëllnë e ministrit të brendshëm për afera të trafikut të drogës. “Asnjëherë deri më sot nuk ishte e parë, dhe jo vetëm këtu në Shqipëri, që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë mirëfilli kriminale mafioze” tha zoti Balla. “Ajo çfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qënë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë që përdorë forma mafioze të adresimit të interesave të tyre” shtoi ai.
Zoti Balla e vuri gishtin e përgjegjësit tek kreu i PD Lulzim Basha si “…autor, regjizor dhe aktor i video-përgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE-në”. “Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe institucionet?! Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze?!” pyeti politikani i lartë socialist.
Sekretari i përgjithshëm i PS dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla premtoi se Partia Socialiste do t’i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nis një hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e SHQUP.

Sicred