KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Deschamps: Zidane mund të jetë trajneri i ri i Francës
Deschamps: Zidane mund të jetë trajneri i ri i Francës

Deschamps: Zidane mund të jetë trajneri i ri i Francës

Trajneri i Francës Didië Deshamp e shikon Zinedin Zidan, ish-shokun e tij në kombëtaren e Francës, si drejtuesin e ardhshëm të bluve. Kështu është shprehur ai menjëherë pasi ka dëgjuar për vendimin e Zizu për t’u larguar nga Reali i madridit. Deschamp e ndjen se presioni mbi të është shtuar më shumë pas kësaj, ndërsa ai po përgatit skuadrën për finalet e botërorit Rusi 2018. Zidan, i cili drejtori Realin në fitimin e trofeve të njëpashnjëshëm gjatë këtyre viteve që e drejtoi, u largua nga madrilenët me pretendimin se ishte i pasigurt për aftësitë e tij për të frymëzuar gjigantët spanjollë për më shumë fitore. Megjithëse Deschamp është nën kontratë me federatën franceze të futbollit FFF) deri në vitin 2020, ai e shikon Zidane si trajnerin e ardhshëm të Francës. “Për momentin, Zizu dëshiron të shijojë pushimet dhe të kalojë më shumë kohë me familjen e tij”, tha ai. – Por një ditë ai do të jetë trajner i ekipit kombëtar. Nuk mund ta them se kur, por për mua kjo është logjike.” Deschamps ka shtuar më tej se vendimi i Zidane nuk ka ndikuar aspak në punën që po bën me kombëtaren drejt finaleve të botërorit. “Nuk po mendoj asgjë tjetër. Jam tërësisht i përqendruar në punën që po bëj me lojtarët e mi” – tha ai. Franca, një nga favoritetet për Kupën Botërore në Rusi së bashku me Brazilin dhe Gjermaninë.

Sicred