KRYEFAQJA » LAJME » Deputetja Lala: Me Ramën për Rrugën e Arbrit!
Deputetja Lala: Me Ramën për Rrugën e Arbrit!

Deputetja Lala: Me Ramën për Rrugën e Arbrit!

PS e kryeministrit Edi Rama, duket se do të ketë edhe një deputet më shumë se ata që do të dalin nga numërimi votave. Kjo pasi deputetja e sapozgjedhur në qarkun e Dibrës nga PDIU, Reme Lala, ka deklaruar se do t’i bashkëngjitet Partisë Socialiste. “Për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës” tha ajo pas konfirmimit të fitores. Por duket se vota e saj ka një kusht. “Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë Rrugën e Arbrit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk arrihet do ta gris mandatin. Ju siguroj se vota ime në Parlament do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë” tha deputetja e re e parlamentit shqiptar. Në fakt ndërtimi i Rrugës së Arbërit ka qenë një nga premtimet e forta të zotit Rama. Sipas tij ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm pritet të nisi në shtator.

Sicred