KRYEFAQJA » LAJME » Deputetja e PD Pampuri ngre alarmin: Jeta e 300 pacientëve me hemofili është vënë në rrezik, ndërsa qeveria shpenzon për luks

Deputetja e PD Pampuri ngre alarmin: Jeta e 300 pacientëve me hemofili është vënë në rrezik, ndërsa qeveria shpenzon për luks

Deputetja e PD Oriola Pampuri ka shprehur shqetësimin se jeta e 300 pacientëve me hemofili është vënë në rrezik për shkak se në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mungojnë disa medikamente për mpiksjen e gjakut. “Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve” tha zonja Pampuri. Sipas saj”Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili”.
Sipas deputetes së PD pacientët nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.
Zonja Pampuri nëse qeveria nuk do të shpenzonte për luks, ilaçi për hemofilikët nuk do të mungonte asnjëherë. “Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit”. “Politika e kësaj qeverie për të harxhuar, nga njëra anë, miliona euro për luks apo për të paguar miliona euro të tjera në vit koncesione të dështuara në shëndetësi dhe, nga ana tjetër, braktisja e të sëmurëve me hemofili, me kancer apo me sëmundje të tjera të rënda që kushtojnë, është një politikë çnjerëzore, e papranueshme!” tha zonja Pampuri duke shtuar se : “Anulimi i koncesioneve korruptive, që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor për Partinë Demokratike!”.

Sicred