KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Deputeti i PD: Gjiknuri dhe dy drejtorët e ARRSH-së dhe OST-së, hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj!
Deputeti i PD: Gjiknuri dhe dy drejtorët e ARRSH-së dhe OST-së, hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj!

Deputeti i PD: Gjiknuri dhe dy drejtorët e ARRSH-së dhe OST-së, hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj!

Partia Demokratike e opozitës ka reaguar me tone të forta pas deklaratës së ministrit Damian Gjiknuri lidhur me atë që po cilësohet skandalin e kompanisë amerikane DH Albania, e cila akuzohet se ka falsifikuar dokumentat e garës për ndërtimin e një pjese të Unazës së Madhe, duke përfituar padrejtësisht 18 milionë euro. Deputeti demokrat Agron Shehaj në një postim në Fejsbuk shpreh habinë se si zoti Gjiknuri dhe ARRSH-ja “kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit falso 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!”. Ai pyet me tej se zoti Gjiknuri “ka pretenduar gjithashtu se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!”
” Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge?” pyet deputeti i opozitës Agron Shehaj. Sipas tij Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. “Tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj” shkruan deputeti i PD Agron Shehaj.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com