KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti i Partisë Socialiste Balla, pro referendumit në Maqedoni
Deputeti i Partisë Socialiste Balla, pro referendumit në Maqedoni

Deputeti i Partisë Socialiste Balla, pro referendumit në Maqedoni

Deputeti i Partisë Socialiste Taulat Balla është shprehur por referendumit që do të zhvillohet në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Balla është shprehur se është në mbështetje të Zaevit dhe Ali Ahmetit. “Më 30 Shtator në Maqedoni mbahet Referendumi, prej të cilit do të përcaktohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë u shpreh sot Kryeministri i fqinjve tanë Zoran Zaev, në takimin që pata sëbashku me kolegë socialdemokratë të Parlamentit Europian, të parlamenteve te vendeve anëtare si Gjermania, Franca, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Bullgaria etj.”, ka deklaruar Balla. Duke vijuar me tej se socialdemokratët e Kryeministrit Zoran Zaev, sëbashku me BDI dhe me të gjitha partitë e tjera më të vogla shqiptare janë bashkë PRO hyrjes në NATO dhe BE dhe PRO marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Sicred