KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti i opozitës Alibeaj akuza të reja ndaj ish ministrit të brendshëm Tahiri
Deputeti i opozitës Alibeaj akuza të reja ndaj ish ministrit të brendshëm Tahiri

Deputeti i opozitës Alibeaj akuza të reja ndaj ish ministrit të brendshëm Tahiri

PD e opozitës vazhdon edhe më tej sulmin e saj ndj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Për të vërtetuar sipas saj bashkëpunimin me bandën Habilaj, tashmë e arrestuar në Italia, deputeti i Partisë Demokartike Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar të hënën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re. “Polica e sigurimit ka të shënuar dy emra si përdorues të mjetit, Artan Habilajn dhe Saimir Tahirin, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpunimit dhe bashkëpërdorimit të kësaj makine, e cila është përdorur si imunitet për trafikimin e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit” ju referua zoti Alibeaj dokumentave të makinës së ish ministrit Tahiraj. Bëhet fjalë për një Audi me targa AA 003 BG, që vetë zoti Tahiri ka thënë se ja kish shitur një të afërmi të tij. Zoti Alibeaj u bëri thirrje thirrje organeve të drejtësisë ta verifikojnë këtë dokument dhe të kërkojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Sicred