KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti i CDU: Do sugjero mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave!
Deputeti i CDU: Do sugjero mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave!

Deputeti i CDU: Do sugjero mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave!

Në prag të procedurave të votimit për qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në qershor në Këshillin Europian, deputeti i CDU-së Mark Hauptman është deklaruar se mbështet pozitivisht hapjen e negociatave. Ligjvënësi gjerman që u takua me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se do u sugjerojë kolegëve të mbështesin çeljen e bisedimeve. “Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave, por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave” tha deputeti i CDU.
Për zotin Mark Hauptman, Shqipëria është një partnere që duhet mbështetur. “Është e qartë që qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnerë për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshme” tha ai.
Parlamenti gjerman po diskuton me procedura të mbyllura qëndrimin që do të duhet të votojë për Shqipërinë, ndërkohë që politika e jashtme e vendit që financon BE-në më shumë se të tjerët, është shprehur qartë në favor të anëtarësimit.

Sicred