KRYEFAQJA » LAJME » Deputeti gjerman Hakverdi: Do bëjmë gjithçka për Shqipërinë

Deputeti gjerman Hakverdi: Do bëjmë gjithçka për Shqipërinë

Deputetë të parlamentit gjerman po vizitojnë këto kohë Shqipërinë për të verifikuar në terren situaten politike dhe progresin që është bërë sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Një nga anëtarët e komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet evropiane, Metin Hakverdi ishte në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Pas vizitës ai deklaroi se vendimi për të hapur bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë është në favor edhe të Bashkimit Evropian. “Për mua është e para herë që vj në Shqipëri. Partitë e majta kanë të njëjtin opinion në lidhje me procesin që po ndodh. Muajin e ardhshëm do të merret një vendim i rëndësishëm, një vendim i madh, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vetë Bashkimin Europian. Dhe ne jemi dakord që procesi i zgjerimit duhet të vijojë. Nëse i bëjmë gjërat në mënyrë e duhur, do të jetë një vendim në favor të të gjithve. Ne do bëjmë çdo gjë që kjo të ndodhë në fund të muajit të ardhshëm dhe që progresi të vijojë në të ardhmen” tha anëtari i komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet evropiane, Metin Hakverdi .

Sicred