KRYEFAQJA » LAJME » Deputetët e PD takim me banorët e Shkozës

Deputetët e PD takim me banorët e Shkozës

Opozita i kërkon Qeverisë të ndalë presionin që po ushtron sipas saj ndaj banorëve të Shkozës, sikundër të zbatoje mekanizmat ligjore për ti dëmshpërblyer ata me vlerën e tregut , për banesat që po i shemben për ndërtimin e veprës së infrastrukturës. Deputët e zones së Tiranës si edhe nënkryetari Demokrat i Kuvendit Paloka, thanë se këtyre banorëve nga Qeveria i është premtuar legalizim banesash dhe jo shembja e tyre. “Kështu është kur i beson Edi Ramës. Jemi ktu bashkë me deputetet e Tiranës për të sensibilizuar dhe për ti bërë thirrje qeverisë dhe Edi Ramës-Mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor” bën thirrje Paloka. Edhe banorë të zonës së Shkozës thanë se në fushatë ju garantua legalizimi dhe jo shembja e banesave të tyre. Ata kërkojnë zgjidhjen e situatës me dialog duke konfirmuar se nuk duan të bëhen pengesë por vetëm trajtim dinjitoz konform ligjeve . “Nuk e mbaj mend ndonjë herë moj zonjë vendin tim pa Kryeministër, pa Kryetar Bashkie, pa Ministër të Brendshëm” shprehen të rebeluar banorët. Sipas banorëve të Shkozës, arroganca e instancave shtetërore dhe lokale, po hedh në rrugë 700 persona që jetojnë në rreth 153 shtëpi që po shemben.

Sicred