KRYEFAQJA » LAJME » Deputetët e PD në seancën e 11 kuksianëve
Deputetët e PD në seancën e 11 kuksianëve

Deputetët e PD në seancën e 11 kuksianëve

Të gjithë deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të premten të pranishëm në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Shkodër, për 11 kuksianët e ndaluar në protestën e dhunshme kundër vendosjes së tarifës së kalimit në “Rrugën e Kombit”. Vendimi është vendimi i marrë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentare Demokrat zhvilluar me dyer të mbyllura. Përjashtim do të bëhet për deputetët e angazhuar në disa detyra të rëndësishme. Demokratët edhe këtë mbledhje thanë se do të këmbëngulin për lirimin e qytetarëve kuksianë, të ndaluar sipas tyre në mënyrë antiligjore nga policia dhe prokuroria me urdhër politik nga Qeveria Rama. Në një seancë të ngjashme në Gjykatën e Tiranës u regjistruan momente tensioni mes policisë dhe deputetëve demokratë. Policia kishte marrë masa të forta.

Sicred