KRYEFAQJA » LAJME » Depresioni tek të moshuarit
Depresioni tek të moshuarit

Depresioni tek të moshuarit

Vetmia, izolimi, mungesa e një kujdesi kur sëmuren dhe ekonomia mjaft e dobët janë faktorët që po zhysin në depresion të moshuarit. Haxhire Erebara, 72 vjeç, dikur një ish arsimtare ndërsa sot një e moshuar mjaft aktive thotë se të moshuarit po vdesin nga vetmia. “Janë të lodhur në tre drejtime për mua: Atë ekonomik, vetmia dhe emigracioni i fëmijëve. Këto dy të fundit e kanë lodhur dhe dëmtuar shumë moshën e vjetër. Nuk ishim të përgatitur për këtë hapje nuk kishi menduar për vete, çdo sakrificë e kemi bërë për fëmijët. Tani dhe fëmijët u larguan. Stresi dhe vetmia gjatë periudhës pa viza ndikoi edhe tek shëndeti. Shkatërrimi i familjes, me largimin e fëmijëve është shumë e rëndë për moshën tonë” thotë zonja Erebara. Ekspertit i shëndetit publik Alban Ylli, nisur nga faktet e zbuluara mbi depresionin mbi një kontigjent të moshuarish gjatë një periudhe studimi 6 vjeçare, thotë se ai është në nivele shumë të larta. Ai tha gjithashtu se “në Shqipëri depresioni është shumë i lartë. Pavarësisht se ka rënë në dy-tre vitet e fundit, sërish ne kemi 1 në 4 persona të moshuar me shenja klinike të depresionit. Fakt tjetër është që depresioni tek gratë është më i shpeshtë se tek burrat, pothuajse 1/3 e tyre ka shenjat e depresionit”. Nga Check up-i rezulton se të moshuarit refuzojnë të përgjigjen për depresionin, ndërkohë që zgjidhjen shumica prej tyre e gjejnë tek përdorimi në masë i valiumeve. “Një tjetër problem në sistemin shëndetëso ështe përdorimi i gjerë i anxilitikëve apo i valiumeve në mënyrë të gabuar. Përdorimi i valiumeve janë një zgjidhje e përkohshme e një problemi të përkohshëm, 10 ditor apo dy javor. Problemet e depresionit janë shumë komplekse dhe kanë nevojë për një përdorim shumë kompleks. Antidepresivët përdoren shumë pak dhe mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë për këtë. Por nuk duam të shkojmë në zgjidhje të tilla të probleme të depresionit kur ka mundësi për zgjidhje të tjera në nivele më të ulta në shoqëri. Dalja nga shtëpia, dalja nga izolimi, kontributi për shoqërinë mund të jenë një përgjigje për depresionin” tha ekspertit i shëndetit publik Alban Ylli. Haxhiere Erebera të gjitha problemet që përjetojnë të moshuarit i kupton, po ajo që nuk kupton është përbuzja që merr jo rrallë herë edhe nga bluzat e bardha. “Ndërhyrja duhet sidomos në drejtim të kudjesit shëndetësor në të gjitha drejtimet, duke filluar që nga mjeku i familjes që nuk zbaton në shumë raste rregulloren e vet, dhe që të sheh me nje sy të tillë “ç’moshe ke”, dhe ku i thua që je 80 vjeç, kemi dalë pa pikën e frikës ,të përbuzur. Sepse të thotë që është sëmundje kronike, kështu jetojnë të gjithë, dmth të nxjerrin si një njeri me pretendime” tha zonja Erebera. Më alarmante situata paraqitet te gratë e moshuara të cilat zënë 10% të popullatës së moshuar. Depresioni dhe menopauza nuk janë çështje hormonale por çështje socio-ekonomike. Nevojitet që shërbimi parësor të ketë një trajnim për kulturën e moshimit aktiv për ti mësuar të moshuarit se si ta parandalojnë dhe si ti menaxhojnë problemet e moshimit të tyre” tha Ermira Pinderi.

Zonja Erebera shtoi se “përveç halleve , problemeve, mungesave, ilaçeve, mungesës së lekëve etj, se të gjitha këto i kuptojmë ne, të paktën të ekzisojë respekti për moshën e vjetër”.

(Visited 107 times, 2 visits today)
Sicred